Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi zhvillimet në Iran pas sulmeve të SHBA dhe Izraelit ndaj sistemeve të armatimit të ajatollahëve.
Ai tha se, operacioni ndaj Iranit duhet të vazhdojë deri në mposhtjen e regjimit, është e gabuar që të pritet që iranianët të dalin në rrugë në këto kushte.
Berisha: Së dyti, bëj thirrje që këto operacione ndaj Iranit të vazhdojnë gjer në përmbysjen e plotë.
Është e gabuar dhe e padrejtë të pritet nga iranianët që të ngrihen dhe të dalin në rrugë në një kohë kur ata i presin breshëritë e mitralozave dhe topave të regjimit të Ajatollahëve.
Ky operacioni që ka nisur duhet të sosë me çdo kusht me mposhtjen me çdo çmim të atij regjimi dhe pastaj iranianët në liri do vendosin për fatin e tyre.
Gazeta RD