Berisha: Shumë mirë që nderuam sot Adem Jasharin, por ju po mohoni genocidin serb në Kosovë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë seancës plenare në Kuvend, përkujtoi Adem Jasharin si legjendën e guximit shqiptar dhe kulmin e heroizmit.

Ai u shpreh se deputetët duhet të ulin kokën përballë viktimave të luftës në Kosovë dhe të pranojnë gjenocidin serb ndaj shqiptarëve. Berisha theksoi se vetëm në familjen Jashari u vranë 56 burra, gra dhe fëmijë, ndërsa kujtoi edhe rreth 2 mijë fëmijët e vrarë gjatë luftës.

Berisha: Së dyti, nderuat dhe bëtë shumë mirë që nderuam sot legjendën e guximit shqiptar, Adem Jasharin, kulmin e heroizmit.

Por ulni kokën se nuk pranoni gjenocidin serb në Kosovë.

Uleni kokën sot.

Janë vetëm në familjen Jashari 56 burra, gra dhe fëmijë.

Uleni kokën se nuk votoni genocidin serb.

Se mohoni genocidin serb në Kosovë.

Uleni kokën se nuk pranoni genocidin serb në Kosovë.

Çfarë jeni ju që nuk pranoni genocidin serb në Kosovë?

Vetëm fëmijë janë 2 mijë të vrarë.

Shko në Prishtinë dhe vizito muzeun e këpucëve të fëmijëve.

Janë 2 mijë fëmijë të vrarë.

Dhe pastaj mbani zi.

Të mbani zi për gjithë ata që kanë rënë, të dënoni gjenocidin në Kosovë të serbëve, por problemi është se ju jeni shndërruar në të keqen banale.

E keqja banale janë ata që as mendojnë, as mbajnë përgjegjësi, që sillen si automat, siç silleni ju.

About Redaksia

Check Also

Çahet sërish asfalti i rrugës Maliq-Lozhan, segmenti alternativ drejt juglindjes

Skandali me shembjen e rrugëve duket se nuk ka të mbaruar në vendin tonë. Pas …