“Dënoj sulmet e regjimit iranian ndaj fqinjëve”/ Berisha-Azerbajxhanit: Çlironi azerët që vuajnë tiraninë e Ajatollahëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar sulmet me raketa të Iranit ndaj shteteve fqinje në rajon.

Gjatë fjalës së tij para gazetarëve jashtë sallës së Kuvendit, Berisha i bëri thirrje Azerbajxhanit që të çliroi azerët që vuajnë tiraninë e Ajatollahëve.

Berisha: Duke dënuar me forcën më të madhe sulmet e regjimit të Ajatollahëve ndaj të gjithë fqinjëve të saj, i bëj thirrje Azerbajxhanit, duke i shprehur të gjithë solidaritetin e PD dhe timin të bëjnë çdo gjë për çlirimin e dhjetëra milionë azerëve që prej dekadash vuajnë në tiraninë e Ajatollahëve.

Irani duhet të marrë përgjigje përfundimtare.

Janë mbi 50 përqind e popullatës, të cilët nuk janë persë, por janë të minoriteteve të tjera.

Në këto minoritete, azerët janë më kryesorët. Janë rreth 30 milionë.

Uroj dhe shpresoj që edhe bota të ndihmojë çlirimin e tyre sepse regjimi i bazuar në teokraci është një regjim më i rrezikshmi sot.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Partia Socialiste po shndërrohet në rrezik kombëtar!

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, nga Foltorja e Kuvendit tha se, figurat ministrore janë pa …