Deputetja e PD, Albana Vokshi, nga foltorja e Kuvendit, tha se, Shqipëria po përballet me një rënie drastike të numrit të nxënësve dhe studentëve, shifra që tregojnë një tkurrje demografike alarmante.
Sipas shifrave të bëra publike, nëse një dekadë më parë në bankat e shkollave dhe auditorët e universiteteve uleshin rreth 975,000 të rinj, sot ky numër ka rënë në rreth 528,000. Rënia më e theksuar vihet re në arsimin parauniversitar, ku numri i nxënësve është përgjysmuar, duke kaluar nga mbi 801,000 në vetëm 405,000. Kjo rënie prej gati 50% në arsimin bazë dhe 47-48% në total, sipas opozitës, është një kambanë alarmi për të ardhmen e vendit.
Albana Vokshi: Në vitet e qeverisjes së Edi Ramës nëse i referohemi numrit të nxënësve, në vitin 2012-2013, që ishte viti i fundit i qeverisjes së Partisë Demokratike, vit shkollor pra, kishte 801.982 nxënës në arsimin parauniversitar dhe 172.585 studentë. Në total rreth 975.000. Sa nxënës janë, në vitin shkollor 2024-2025? Nxënës të parauniversitarit 405.989, studentë 122.000, pra në total rreth 528.000. Mendoni pak, nga 975.000 ka shkuar në 528.000. Me një ulje rreth 50% në arsimin parauniversitar dhe në total 47-48%. Ku është rënia më e madhe? Rënia më e madhe pra është në arsimin parauniversitar, gjysëm për gjysëm. Nga 2012-2013 në 2024-2025. Nga 802.000 në 406.000. Pse ka ardhur kjo? Për shkak të rënies së lindjeve, për shkak të emigracionit masiv. Pra, pikërisht përgjysmimi i nxënësve në parauniversitar dëshmon emigracionin masiv të Shqipërisë.
Kam dy çështje që dua të sqaroj. E para, përsa i përket indeksimit, meqënëse edhe parafolësi e përmendi si arritje të madhe. Më shkruan një mësuese, nuk kanë dhënë indeksim në 2026-ën. Jo vetëm që nuk është dhënë në 2026-ën, jemi në mars, por është edhe indeksimi më i vogël që është bërë në të gjithë administratën. 30.000 vetëm për mësuesit, në ndërkohë që të gjitha kategoritë e tjera janë nga 50.000 deri në 100.000. Ky pra është prioriteti dhe fokusi që ju keni për mësuesit.
Le të kalojmë tani te shkolla e 11 janarit se bëni edhe sikur ju qan zemra për ato prindërit, sepse është vonuar hapja e shkollës. Është vonuar jo një vit. Duhet ta nisim te shembja. Kanë qenë kundër prindërit, kanë qenë kundër mësuesit, kundër shembjes sepse ishte rikonstruktuar. I kishte të gjitha ambientet për të gjithë nxënësit. Prindërit e nxënësve ishin të kënaqur me ambientet e shkollës. Ishin bërë dhe disa laboratorë, nga ato dhjetra miliona euro që i ka marrë baxhanaku. Dhe çfarë bëri Erjon Veliaj? E shëmbi. E shëmbi pa studim, e shëmbi pa analizë. Nuk ka asnjë analizë kosto-benefit para se të shëmbej, e rrafshoi. Mendoni sa miliona euro, lekë, euro janë hedhur dëm, pse? Sepse Erjon Veliaj tha, unë do ta shëmb se do e ngrej shumë herë më të shtrenjtë se sa një shkollë që e bënte Bashkimi Europian. 680.000 ishte një shkollë me koston e Bashkimit Europian.
Shkolla më e madhe se kishte që kushtonin dhe më pak. Mbi 6 milionë shkollat e Erjon Velisë. Përveç kësaj, pra përveç gjithë abuzimeve me inceneratorët, apo mosjustifikimit të veshjeve të brendshme dhe të jashtme të gruas së vet, Erjon Veliaj sot duhet të bënte burg pikërisht me abuzimin që ka bërë me shembjen dhe me ndërtimin e shkollave. Dhe në fakt, Erjon Veliaj kur e shëmbi, pretendoi që do ngrinte një shkollë shumë herë më të mirë dhe me më shumë ambiente. Nga Ministria e Shëndetësisë më ka ardhur informacioni, jo vetëm që nuk ka më shumë ambiente, po ka të paktën 10 klasa më pak. I mungojnë shkollës 11 janari të paktën 10 klasa. Nuk akomodohen dot të paktën 300 nxënës…
Gazeta RD