SPAK kërkon ta arrestojë Ballukun, imuniteti i saj nuk përfshihet në seancën plenare!

Kuvendi do të mblidhet sërish paraditen e kësaj të enjte në seancë plenare.

Në Rendin e Ditës nuk është përfshirë çështja e imunitetit të Belinda Balluku, pavarësisht kërkesës së SPAK për arrestimin e saj.

Më herët, burime nga mazhoranca kishin bërë të ditur se seanca ku do të votohej për imunitetin e deputetes pritej të ishte ajo e 5 marsit, por kërkesa nuk është përfshirë në rendin e ditës së sotme.

Nga pikëpamja procedurale, nëse Kuvendi i Shqipërisë nuk mban një qëndrim brenda tre muajve nga momenti i dorëzimit të kërkesës nga SPAK, ajo konsiderohet automatikisht e rrëzuar. Kërkesa është paraqitur më 16 dhjetor, ç’ka do të thotë se afati përfundon më 16 mars.

Edhe pse SPAK ka kërkuar arrestimin e Ballukut, me argumentin se lënia e saj e lirë rrezikon prishjen e provave, socialistët me urdhër të Ramës i japin akoma kohë të besuarës së tij.

Mbetet për t’u parë se në cilën seancë parlamentare do të trajtohet kjo çështje. Ndërkohë kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Balluku u shkarkua nga detyra e zv/kryeministres dhe ministres, bashkë me Elisa Spiropalin dhe Pirro Vëngun.

About Redaksia

Check Also

Fondi Rezervë nuk është për spetakle private të autokratit Rama!

Nga Bujar Leskaj Me Aktin Normativ të datës 6 korrik 2026, publikuar në Fletoren Zyrtare …