Strazimiri: Ballukun e kërkon Prokuroria e ndërtuar prej jush ta marrë në burg, ju nuk po e lejoni!

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka akuzuar mazhorancën në Kuvend se po pengon procedurat për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Strazimiri u shpreh se kërkesa duhet të futet menjëherë në rendin e ditës, duke akuzuar shumicën se po e zvarrit çështjen për të shmangur përballjen e Ballukut me drejtësinë.

Gent Strazimiri: Është e tepërt të merrni dhe të sillni njerëz nga rruga që vijnë dhe ulen ke ministrat, pa jua mësuar akoma fytyrat dhe emrat e këtyre që kishit bërë deri tani. Nuk shpëtoni dot në këtë mënyrë. Nuk shpëtoni dot në këtë mënyrë. Jepni një, jepni një spektakël që do të mbetet këtu një ditë, unë shpresoj shumë që do të keni aftësinë të skuqeni kur ta shikoni se çfarë po ndodh. Ju kanë kapur zëvendës kryeministren duke vjedhur. Prokuroria e ndërtuar prej jush, e kërkon ta marrë në burg. Nuk po e lejoni.

Procedura është kjo, futet tani në rend të ditës, futet tani në rend të ditës, të shpëtosh aq sa mund të ketë mbetur nga faqja që ta ruani për nesër. Kaq.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Për të mbrojtur veten dhe Lubinë, Rama vrapoi drejt Vuçiçit, njeriut që dënoi vrasjen e mizorit Khamenei

Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në kuvend tha se, për të …