Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë një konference shtypi se, më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës.
Berisha: Koha e diktatorëve po perëndon në nivel global.
Shqiptarët do i japin përgjigjen e merituar.
Me asgjë Edi Rama nuk mundet t’i shpëtojë krimeve të rënda që ka kryer, grushteve të shtetit që tentoi të realizojë, mburojës ligjore që kërkon t’i vendosë vetes për të dalë jashtë përgjegjësisë para ligjit.
Përpjekjes së tij për të shpallur vjedhjet legjitime për qeveritarët.
Të gjitha këto janë ftesë për shqiptarët.
Protesta e tyre, kryengritja ne tyre paqësore është shpresa e fundit e shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga Edi Rama.
Kohërat janë kritike.
Në këtë kohë, ai fakton se është i aftë të bëjë gjithçka në shkelmim të interesit kombëtar të shqiptarëve.
Veçanërisht në këtë kontekst, letra e hapur që firmosi së bashku me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç, me të cilin, shqiptarëve që u premtoi pasaportën, u garanton pasaportën serbe, meriton të ndëshkohet me të gjitha format si tradhti e lartë kombëtare.
Data 12 është data e kryengritësve paqësorë shqiptarë, në të cilën ata do mblidhen para parlamentit për të kërkuar largimin e menjëhershëm të Edi Ramës.
Kryengritja paqësore e qytetarëve shqiptarë ka synim madhor shpëtimin e shqiptarëve nga ky regjim dhe rikthimin e votës së lirë tek ata.
As një Lubi, as 10 Lubi nuk janë objektivat e kësaj kryengritje.
Objektivi i saj është largimi i Edi Ramës me urgjencë nga pushtetit.
Një dhe vetëm një, do të jetë vetëm një.
I panegociueshëm.
Edi Rama ka zero legjitimitet në pushtet ndaj dhe duhet të largohet.
Kam bindjen se qytetarët janë më të vendosur se kurrë në qëndrimet dhe vendimet e tyre.
Data 12 është dita e tyre.
Gazeta RD