Berisha: Protesta e 12 marsit nuk ka asnjë qëllim tjetër, përveçse largimit të Edi Ramës!

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se, protesta e thirrur nga opozita më 12 mars ka vetëm një qëllim, largimin nga pushteti të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha theksoi se, tubimi nuk lidhet me zhvillime të tjera politike, por është pjesë e një aksioni opozitar që synon dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Marsi Korreshi: Ju keni thirrur protestë më 12 mars, ditën kur do shqyrtohet imuniteti i Ballukut. Po nëse mazhoranca i shkon deri në fund mbrojtjes që i ka bërë të paktën deri më tani zonjës Balluku dhe vendos me fuqinë e kartonit që të refuzojë kërkesën e SPAK-ut, a do radikalizohet protesta opozitare?

Sali Berisha: Ju lutem, protesta ka vetëm një qëllim, largimin e Edi Ramës.

Nuk thërrasim ne protestë për asnjë qëllim tjetër, përveç largimit të Edi Ramës.

Kjo është përfundimtare.

Pse thirret atë ditë apo këtë ditë, ajo është diçka tjetër sepse do jetë edhe tjetra, me radhë e me radhë.

Ne jemi në kryengritje të vazhdueshme.

Por protesta thirret, edhe njëherë ta ketë të qartë çdo shqiptar, thirret për largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Edi Rama duhet të japë menjëherë dorëheqjen.

Kërkesa e qytetarëve është largimi i tij dhe dorëheqja e tij.

Pra, nuk ka të bëjë.

Nuk kemi asnjë lloj. Nuk ka lidhje tjetër, përveç Edi Ramës protesta jonë.

About Redaksia

Check Also

Spahia: Këmbanat po bien për kryehajdutin Edi Rama!

Bardh SPAHIA Reagimi i Bardh Spahisë: Banaliteti i paftyrësisë dhe mesazhet ndër rrjeshta. Mesazhet e …