Lubonja: Po nuk u mor masë ndaj Ballës, kulmi i padrejtësisë!

Analisti Fatos Lubonja komentoi ofendimin që kreu i grupit socialist Taulant Balla i bëri sot në Kuvend demokrates Albana Vokshi, duke i përmendur asaj numrin 0900.

Lubonja theksoi se kjo tregon nervozizmin e Ballës pasi ndodhet në akuzë, por edhe nivelin e Partisë Socialiste ku është sot.

Sipas tij, po nuk u mor masë as për këtë ndaj Ballës, do ishte kulmi i padrejtësisë.

Lubonja: Disa gjëra mund të thuhen. E para niveli i kësaj paritë ku është katandisur. E dyta tregon nervozizmin, edhe ky është në akuzë. Duan të devijojnë vëmendje dhe të shfryjnë. Ndërkaq nuk përfillin fare, japin mesazhin që ne mund të bëjmë çdo gjë.

Mos merret masë për këtë është kulmi i padrejtësisë. E çdo njeriu që e shikon, e kërkon opinioni publik. Tregon se çfarë ndjeshmërie ke ndaj opinionin publik. E ka thënë ai nuk keni parë gjë akoma. Edhe si popull të durojë një gjë të tillë është turp për popullin.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec dhe sulmon protestuesit, në vend që të japë llogari

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj monologut të së dielës të …