Noka: Rrëzimi i rezolutës për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë, plumb pas shpine për Jasharët!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka shkruan se, rrëzimi i rezolutës nga Edi Rama dhe mazhoranca e tij për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë, është një plumb pas shpine për Jasharët.

Me një reagim në rrjetet sociale, Noka thekson se, Partia Socialiste e Shqipërisë vijon me fanatizëm traditën e bashkëpunimit me Serbinë.

Reagimi

Prej ditës së djeshme e gjer nesër, shqiptaria përkujton rënien heroike të Jasharëve gjatë rrethimit prej 4000 forcave serbe. 59 jetë të këputura në mes, mes tyre 12 fëmijë të masakruar në plumba, nga e njëjta dorë gjakatare që kishte vrarë e shfarosur më parë në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë.

E pavarësisht kësaj, për turpin e shtetit tonë, Partia Socialiste e Shqipërisë vijon me fanatizëm traditën e bashkëpunimit me Serbinë. Kjo traditë lindi prej supervizimit të Partisë Komuniste Shqiptare nga Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviq, vijoi me parullat Enver-Tito në nder të atij që Hoxha e quante ‘miku më i madh i shqiptarëve’ dhe kulmoi me miqësinë Rama-Vuçiq. Kjo e fundit prodhoi Mini Shengenin, Ballkanin e Hapur dhe Planin për Ndarjen e Kosovës. Prej kësaj miqësie, Edi Rama arriti në pikën që paditi ish Kryeministrin e Kosovës, luftëtarin Ramush Haradinaj.

Vendimi i shumicës kuvendore të Shqipërisë, me urdhër të Ramës, për të mos e njohur gjenocidin serb në Kosovë, bën me turp çdo #shqiptar që e njeh dhimbjen e bashkëkombësve në Kosovë. Rrëzimi që PS i ka bërë disa rezolutave kuvendore të nismuara nga Partia Demokratike, tregon se #shqiptarët e kanë të keqen mes tyre. Për fat të keq, me pushtet.

Uroj që bindja politike të mos i verbojë tërësisht socialistët, sa të mos jenë në gjendje të dallojnë se po kthehen në kohën e qoftëlargut, kur jugosllavët i quanin vëllezër dhe kosovarët miq. Me këtë prezantim që autoritetet e larta të Shqipërisë i bëjnë vendit tonë, jo vetëm që nuk e nderojnë martirizimin e Jasharëve, por i japin një plumb pas shpine trashëgimisë heroike të tyre.

About Redaksia

Check Also

Spahia: Këmbanat po bien për kryehajdutin Edi Rama!

Bardh SPAHIA Reagimi i Bardh Spahisë: Banaliteti i paftyrësisë dhe mesazhet ndër rrjeshta. Mesazhet e …