PS mbështet Ballën për fyrjet ndaj Vokshit, kërkon përjashtimin e dy deputetëve të PD që reaguan

Skandalet e Partisë Socialiste nuk kanë të ndalur. Në vend që të mbanin qëndrim ndaj Taulant Ballës pas fyerjes dhe gjuhës seksiste me të cilin iu drejtua dje në Kuvend deputetes Albana Vokshi depozituan sot kërkesën për marrjen e masave disiplinore ndaj deputetëve të Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.

Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD-së dhe deputeti demokrat Klevis Balliu pas komentit mizogjen të Ballës bllokuan foltoren e Kuvendit, dhe larguan Taulant Ballën nga salla, duke sjellë edhe ndërprerje të seancës.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste nuk u distancua nga akti mizogjen i kryetarit të tyre, Taulant Balla por i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën marrjen e masave disiplinore ndaj deputetëve të Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.

Në kërkesën zyrtare që Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën marrjen e masave disiplinore ndaj deputetëve të Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.

Socialistët argumentojnë se gjatë seancës plenare të 5 marsit 2026, dy deputetët demokratë kanë penguar zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit, duke bllokuar foltoren dhe duke përdorur gjuhë të papërshtatshme.

Sipas dokumentit të depozituar në Kuvend, Bardhi dhe Balliu, së bashku me deputetë të tjerë të opozitës, ndërhynë disa herë gjatë fjalës së kryetarit të grupit parlamentar të PS, duke e ndërprerë atë me thirrje dhe provokime nga salla, ndërsa më pas bllokuan foltoren me pretendimin se ishte përdorur gjuhë joparlamentare.

PS pretendon se deputetët e opozitës nuk kanë pritur ndërhyrjen e drejtuesit të seancës, i cili sipas rregullores është autoriteti i vetëm që interpreton procedurën parlamentare, duke kaluar kështu në shkelje të rregullores së Kuvendit.

Edhe deputetët e PD-së kanë depozituar kërkesën për përjashtimin e Ballës, me 60 ditë nga punimet e komisioneve dhe seancën plenare për gjuhën seksiste.

Çfarë ndodhi dje në seancë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, fyeu rëndë deputeten demokrate Albana Vokshi. Nga foltorja e Kuvendit Balla iu drejtua Vokshit duke përdorur një gjuhe të rëndë seksiste duke cënuar dinjitetin dhe integritetin moral të saj.

Realisht realisht realisht realisht nuk kishim një numër telefoni tuajin që t’ju merrnim në telefon dhe t’ju thonim ore si mendoni ju për këtë. Po 0900 se për ty kam këtë numrin për ty Albana, deklaroi dje Balla.

Komenti mizogjen i Ballës nxiti reagimin e mënjershëm të deputetëve të PD, të cilët bllokuan foltoren e Kuvendit, dhe larguan Taulant Ballën nga salla, duke sjellë edhe ndërprerje të seancës

Më pas Balla tentoi të justifikojë deklaratën e tij seksiste, duke thënë se ju referua numrit të kontaktit të BE.

Kjo situatë s’ka të bëjë fare me gjithçka kam thënë unë sepse nuk ka lidhje fare me asnjë fyerje. Bëhet fjalë bëhet fjalë për një numër telefonik që në Bashkimin Europian merret për të marrë informacion mbi Bashkimin Europian. Kaq, kaq është e thjeshtë. Ja ku e keni numrin me 0900 të Bashkimit Europian ku çdo qytetar i Bashkimit Europian merr informacion për vendimmarrjen në Bashkimin Europian.

Por dhe ky pretendim i Ballës është mashtrim. Nga një kontroll i thjeshtë në websiten e BE, rezulton se Qendra e Kontaktit Direkt Europian përmes të cilit mund të bëhen pyetje në lidhje me Bashkimin Evropian, fillon me 0 800 dhe jo me 0900, siç e përdori Balla me qëllim që të fyentë rëndë deputeten demokrate.

About Redaksia

Check Also

Berisha uron ekipin e Kosovës: Fitore historike e jashtëzakonshme! Zoti i bekoftë!

Kryetari i PD, Sali Berisha uron kombëtaren e Kosovës, e cila po i afrohet edhe …