Reagon Vokshi: Fyerja e Ballës sulm politik! Më lëndoi qëndrimi i turpshëm i Peleshit!

Deputetja Albana Vokshi, gjatë mbledhjes së Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, reagoi ndaj fyerjeve të Taulant Ballës, duke theksuar se dhuna psikologjike institucionale nuk duhet të ketë vend në Parlament.

Ajo shtoi se situata u menaxhua në mënyrë të turpshme, ndërsa kritikoi edhe heshtjen e deputeteve socialiste për gjuhën seksiste të përdorur nga kreu i grupit parlamentar të shumicës.

Vokshi tha se, sulmi ndaj saj ishte i qëllimshëm dhe me motiv politik. Ajo ngriti gjithashtu shqetësimin për kërcënime dhe shantazhe ndaj saj dhe familjes.

Vokshi: Falënderoj kolegët që u bashkuan në një mendim që dhuna psikologjike institucionale nuk ka vend në Parlament. Nuk jam ndjerë e fyer nga ajo që u tha dje, sepse njerëz me veprime si të tijat e turpërojnë Parlamentin. Por jam ndjerë e lënduar për mënyrën sesi kryetari i Kuvendit e menaxhoi situatën. E menaxhoi në mënyrë të turpshme dhe nga ana e grave deputete të PS për gjuhën seksiste që u përdor nga kryetari i grupit tuaj parlamentar.

Nuk di se cila prej çështjeve që fola unë e preku kryetarin e grupit tuaj. Unë kam bindjen se shënjestrimi ishte politik, nuk ishte i rastësishëm. Po tentojnë të godasin opozitën dhe gratë deputete të opozitës, për këdo që ngre zërin. E kam vuajtur në lëkurë edhe fyerjen e Edi Ramës. Partia juaj ka pushkatuar gratë. Unë nuk pres ndjesë, të mos tallemi… ndjesë mashtrim që as unë, asnjë nga ne, nuk e hamë dot. Të kalojmë te dhuna që ushtron partia juaj ndaj grave. Më kanë kërcënuar dhe shantazhuar. Më kanë kërcënuar mua dhe vajzën time. Më kanë përjashtuar 3 muaj duke më hequr të drejtën e fjalës.

About Redaksia

Check Also

Gjysma e rrugëve të shembura, Balluku del në publik dhe thotë se ka bërë rrugë moderne!

Ish-zv/kryeministrja dhe ish-Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka folur për herë të parë …