Adrian Gashi zgjidhet kryetari i PD në Durrës

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kryetarin e PD Durrës.

Në përfundim të numërimit të votave, fitues është shpallur kandidati Adrian Gashi me 586 vota.

Kandidati tjetër Erion Luka mori 268 vota.

Nga të dhënat e Komisionit të Zgjedhjeve mësohet se, 19 vota kanë dalë të pavlefshme.

Gashi është Doktor i Shkencave Juridike, me studime pasuniversitare  dhe me eksperiencë në trajnime ndërkombëtare në fushën e hetimit dhe bashkëpunimit policor.

Me një profil profesional të ndërtuar mbi eksperiencën institucionale, integritetin dhe angazhimin publik, Dr. Adrian Gashi është zgjedhur Kryetar i Partisë Demokratike në Durrës, me synimin për të forcuar organizimin e demokratëve dhe për të ndërtuar një përfaqësim më të fortë politik për qytetin.

About Redaksia

Check Also

Alarmi në Parlament/ Mbi 210 oficerë dhe punonjës policie, pjesë e karteleve të krimit të organizuar në vetëm dy vite

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike kanë depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një kërkesë për …