Berisha: Çmimi i naftës nuk është i lartë nga lufta, por nga taksat!

Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi qeverinë se po përdor konfliktet ndërkombëtare si justifikim për të mbajtur të larta çmimet e naftës në Shqipëri.

Ai theksoi se arsyeja kryesore e çmimit të lartë nuk është lufta, por niveli i lartë i taksave që, sipas tij, rëndojnë mbi qytetarët dhe bizneset.

Berisha bëri të ditur se Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend një nismë për uljen e taksave mbi karburantet, me synimin për të lehtësuar barrën financiare për qytetarët.

Linord Germenji: Rama e gjeti edhe njëherë pretekstin e luftës për të rritur çmimin e naftës. A do dorëzojë PD ndonjë nismë për uljen e taksave në Kuvend?

Sali Berisha: PD do dorëzojë nismë për uljen e taksave dhe është e vendosur në këtë drejtim. Por çmimi i naftës dhe ju e keni kapur shumë drejt, çmimi stratosferik i naftës në Shqipëri nuk është nga lufta, por është nga taksat 1.1 euro për litër që merr qeveria shqiptare si asnjë qeveri tjetër në Europë dhe në botë nga nafta.
Qeveria amerikane e shet naftën me 1.1 dollarë, kurse ky e taton naftën 1.1 euro.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Balluku tregoi se Rama është skllav i saj! Shfaqja e djeshme e Lubisë me vartësit ishte e turpshme!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Balluku tregoi se Rama është skllav i saj, …