Berisha: Kosova i ka zgjidhur problemet e veta në mënyrën më demokratike!

Kryetari i PD, Sali Berisha u ndal edhe te zhvillimet politike në Kosovë, duke theksuar se qëndrimi i tij ka qenë gjithmonë ai i mosndërhyrjes në çështjet e brendshme të shtetit të pavarur të Kosovës.

Ai vlerësoi se institucionet e Kosovës kanë treguar se janë në gjendje të zgjidhin problemet e tyre brenda kuadrit demokratik dhe kushtetues, duke theksuar se kjo përbën një zhvillim të rëndësishëm për funksionimin e shtetit dhe konsolidimin e demokracisë në Kosovë.

Erenik Pollozhani: Cili është qëndrimi juaj për zhvillimet në Kosovë.

Sali Berisha: Nëse keni ndjekur qëndrimet e mia, ato kanë qenë gjithnjë mosndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës. Ju do më dëgjoni mua të prononcohem vetëm nëse Kosova kërcënohet nga Rusia, Serbia apo faktorë të tjerë.

Sigurisht unë mund të kem mendimet e mia, por Kosova është një vend i pavarur dhe ajo çka unë kam konstatuar gjer sot, ka zgjidhur problemet e veta në mënyrën më demokratike.

Pavarësisht se unë mund të kem mendime të ndryshme për ato zhvillime, por fakti që ato marrin përgjigje brenda kuadrit të shtetit ligjor dhe kushtetueshmërisë përbën një zhvillim të rëndësishëm për Kosovën.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Balluku tregoi se Rama është skllav i saj! Shfaqja e djeshme e Lubisë me vartësit ishte e turpshme!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Balluku tregoi se Rama është skllav i saj, …