Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese të saj janë funksionale!

Kryetari i PD, Sali Berisha u ndal edhe te situata politike në Kosovë dhe debatet mbi stabilitetin institucional, duke theksuar se është ende herët për të nxjerrë përfundime pesimiste mbi funksionimin e demokracisë në vend.

Ai vlerësoi se, pavarësisht tensioneve politike dhe zgjedhjeve të shpeshta, Kosova ka dëshmuar në vazhdimësi se institucionet e saj kushtetuese funksionojnë dhe se proceset politike po zhvillohen brenda kuadrit të shtetit ligjor.

Astrit Veshi: A po rrezikon Kosova nga një demokraci solide, me përsëritjen e shpeshtë të zgjedhjeve dhe jo stabilitetin qeveritar të kthehet në të kundërtën, në një vend që ka demokraci, por që nuk vetëqeveriset dot.

Sali Berisha: Mendoj se është shpejt të arrihet në këtë konkluzion. Duhet të presim sepse siç keni konstatuar, në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese të saj janë funksionale.
Unë e kuptoj shqetësimin dhe problemin që ju keni me vendimet e fundit, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk kemi të dhëna se kontrollohet nga ajo palë apo kjo palë.
Në vendimet e saj ka dëshmuar në tërësi se është një gjykatë që funksionon mbi bazën e ligjit. Ndaj dhe unë nuk do të avancoja prononcimin tim në një kohë kur gjykata ka marrë përsipër të shqyrtojë vendimin e fundit të presidentes Osmani.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Balluku tregoi se Rama është skllav i saj! Shfaqja e djeshme e Lubisë me vartësit ishte e turpshme!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Balluku tregoi se Rama është skllav i saj, …