Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me skandalin e dosjen së AKSHI-t duke e quajtur edhe si skandalin më të madh.
Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë”, gazetarja Lala tha se zhvillimi më i rëndësishëm ka qenë Daniel Shima, i cili tha se, ka dhënë dëshmi të detajuar dhe ka treguar fakte tronditëse lidhur me rrëmbimin.
Po ashtu nënvizoi se për këtë çështje ambasada gjermane ka treguar interes të lartë, pasi sipas gazetares, ka dyshime se të bëjë me interesat e një shtetasi gjerman.
“Zhvillimi më i rëndësishëm ka qenë dëshmia e Daniel Shimës, ish-zv.drejtorit të AKSHI-t. Emri i tij është artikuluar për herë të parë gjatë një intervistë të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Daniel Shima ka dhënë dëshmi të detajuar dhe ka pranuar se është rrëmbyer, dhe ky është zhvillimi më i ri se si grupi kriminal drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri dyshohet se rrëmbenin rivalët e tyre dhe persona që i konsideronin pengesë. Ai ka dhënë detaje të rëndësishme, tronditës, për mënyrën se ku është mbajtur, çfarë e detyrua të thoshte në komisariat, por edhe që çështja të pushohej.
Ka një interesa nga ambasada gjermane për këtë çështje, dhe shpesh kanë ardhur në Prokurorinë e Posaçme dhe janë të interesuar drejtpërdrejtë për çështjen e AKSHI-n. Kam përshtypjen se duhet të ketë diçka më të madhe se ajo që dimë, dhe fakti që insistojnë që të shkohet deri në fund, mendoj që lidhet me interesat e drejtpërdrejta të një shtetasi gjerman. Do të duhet ta konfirmoj për të patur më shumë detaje. Por nga burime shumë të rezervuara, ka të bëjë cënimin drejtpërdrejtë të interesave të një shtetasi gjerman.
Ai pretendon se ka qenë një person që ishte duke ushtruar aktivitet biznesi konform çdo ligji shqiptar, por nga ana tjetër ka hasur pengesa. Nuk mund të them më shumë. Dhe tjetra ka të bëjë me hetimin e kompanive. Prokuroria po heton të gjitha transaksionet e kompanive që të bëjë edhe sekuestrimin e pasurisë së personave të dyshuar. Besoj që nuk do të jetë e largët dita që do të jetë në ngrirje të aseteve deri në përfundim të hetimit”, tha ajo.
Gazeta RD