Mesazhi i kreut të SPAK për funksionarët publikë që bashkëpunojne me krimin

Drejtuesi i Strukturës së Posaçmë kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Klodjan Braho ka reaguar me anë të një mesazhi në Facebook, ku shprehet se SPAK do të vijojë të godasë me forcën e ligjit krimin e organizuar.

Braho është shprehur se Struktura e Posaçme vazhdon punën e saj për të goditur gjithashtu çdo funksionar publik që bashkëpunon apo lehtëson veprimtarin e krimit të organizuar.

“Ne do të vijojmë të godasim me forcën e ligjit krimin e organizuar, si dhe çdo funksionar publik që bashkëpunon apo lehtëson veprimtarin e krimit të organizuar”, shkruan Braho.

About Krye Redaktor

Check Also

Alarmi në Parlament/ Mbi 210 oficerë dhe punonjës policie, pjesë e karteleve të krimit të organizuar në vetëm dy vite

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike kanë depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një kërkesë për …