“Puç me Ramën dhe Vuçiç kundër Kurtit”/ Vjosa Osmani i përgjigjet akuzave

Shefja e stafit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Learta Hollaj, ka reaguar ndaj akuzave dhe pretendimeve që, sipas saj, po qarkullojnë në publik për një “puç” apo skenar të organizuar nga presidentja për rrëzimin e Qeverisë.

Përmes një reagimi publik, Hollaj i ka cilësuar këto pretendime si shpifje dhe të pavërteta, duke theksuar se akuzat për një plan të tillë në bashkëpunim me aktorë të ndryshëm politikë janë të pabazuara.

Ajo ka përmendur edhe pretendimet për bashkëpunim të mundshëm me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ish-emisarin amerikan Richard Grenell, presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq apo me opozitën në Kosovë, duke theksuar se këto janë narrativa të rreme.

Sipas Hollajt, presidentja Osmani nuk ka qenë dhe nuk do të bëhet pjesë e skenarëve të tillë, pasi për të politika është përgjegjësi ndaj Republikës, Kushtetutës dhe qytetarëve.

“Në një kohë kur shpifjet tentojnë të paraqiten si narrativë politike, Presidentja nuk mbështetet në makineri propagandistike për të imponuar të vërtetën e saj. Por ajo mbështetet në diçka më të fortë: në të vërtetën vetë”, ka shkruar Hollaj.

Ajo ka shtuar se koha do të bëjë dallimin mes fakteve dhe propagandës, duke theksuar se qytetarët e Kosovës do ta kuptojnë se çfarë qëndron pas debatit politik të ditëve të fundit.

About Krye Redaktor

Check Also

Trump injoron kryeministrin britanik/ “Nuk kemi nevojë për ty, por…”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka postuar një mesazh për kryeministrin britanik, Keir Starmer, në llogarinë …