Kodi i Heshtjes në grupin parlamentar të PS 

Nga Flamur NOKA

Sadoqë që u mbrojt me fjalë, Edi Rama nuk e fshehu dot frikën, që sot ishte aq e dukshme në pamjen e tij saqë një çast mendova se regjia do kalonte në hapësirë publicitare, vetëm për t’ia shpëtuar atë çikë fytyrë që i kishte mbetur.

I ka hapur luftë të gjithëve, prandaj dhe kapet me thonj pas mandateve. Është ende në fazën tranzitore midis mohimit dhe pranimit se është radha e tij e s’ka nga t’ia mbajë. Pavarësisht se aty në grupin socialist janë gati të shkelen me këmbë që ta shpëtojnë, por ferra ka marrë uratën.

Nuk e shpëton dot kush. As recitimet e gjata para grupit, as heshtja e disa ndërkombëtarëve, që e shikojnë mungesën e koherencës në qëndrimet e mëparshme ndaj drejtësisë; as ata nuk e shpëtojnë dot nga vetja dhe nga fundi.

As gëk as mëk, u tha Narkosi të vetëve.

Heshtje, verbëri dhe shurdhëri e urdhëruar.

Fiks si organizatë kriminale që janë.

Ndërkombëtarët e Reformës le ta shohin armikun e drejtësisë. Ja ku e kanë, me zë dhe figurë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: PS do e përdorë Ballukun si mburojë për të mbuluar vjedhjet e Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij në Foltoren e radhës në sheshin …