Rama injoron amerikanët për skandalin me Porto Romanon/ “E dimë se kush jeni, por nuk do ju pyesim…”

Rama ka injoruar amerikanët për skandalin me Porto Romanon një ditë pas e-mailit të dërguar nga kreu i Dhomes se Tregtisë, i cili e konsideronte projektin si shkelës të interesave gjeopolitike të Shqipërisë dhe NATO-s.
Rama, në fjalën e mbajtur sot në 9 mars në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, ku u vendos që Partia Socialiste mos të japë dakordësinë për heqjen e lirisë të ish-zv kryeministres Balluku, tha se ish-vartësja e tij ka bërë një punë tepër të madhe në transformimin e infrastrukturës së vendit.

Kreu i qeverisë kishte edhe një mesazh për persona, që sipas tij, duan që të dështojë projekti i portit në Porto Romano. Rama deklaroi se qeveria e di se kush janë këto persona. Ai shtoi se këta persona nuk do t’ja dalin dhe se projekti tek Porto Romano do të realizohet. Sipas kryeministrit, qeveria ka vetëm një objektiv dhe ai është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“. Aeroporti i Vlorës është në fazën përfundimtare të ndërtimit dhe do ketë risi. Për Vlorën, më e mira është përpara.

Ndërtimi i portit të ri në Porto Romano parashikon 3-fishimin e kapaciteteve përpunuese aktuale. Ata që luftojnë projektin e Porto Romanos, ne e dimë se kush janë dhe i kanë bërë llogaritë gabim, sepse projekti do bëhet. Unë nuk kam plan B, vetëm shoh BE-në. Për çdo gjë tjetër, jam tek C-ja.

Gjithashtu, do transformojmë Triportin në Vlorë, në port tregtar dhe do ndërtojmë 4 marina turistike në Durrës, Sarandë, Shëngjin dhe Vlorë. Është rritur prodhimi i energjisë. Nëse kjo drejtësi nuk ka fuqi të ngrejë akuza për 21 janarin, të marrin dosjen për koncensionet kriminale në hidrocentrale në kohën e Berishës. Sot kemi transformim total të sektorit energjitik. Energjia e rinovueshme përbën 44 përqind të miksit total të prodhimit të energjisë në vend. Kemi rritur kapacitetin energjitik të vendit. Ulëm çmimin e energjisë. Po rehabilitojmë dhe Kaskadën e Drinit”, u shpreh Rama.

About Krye Redaktor

Check Also

Kokainë drejt vendeve të BE/ Raporti i SPAK: Pastrim parash me ndërtimet, korrupsion në nivele të larta

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar sot (9 mars) raportin …