Shqipëria nuk e kaloi testin kritik, Këlliçi: Bashkohemi më 12 mars të shpëtojmë vendin!

Nga Belind KELLIÇI

Edi Rama vendosi sot të ruajë imunitetin përballë drejtësisë me forcën e kartonave që ka në Kuvend. Edi Rama u tha të gjithë shqiptarëve se ai është mbi ligjin dhe nuk është i barabartë me qytetarët.

Duke zgjedhur të mbrojë aferat e tij korruptive, dhe duke mbrojtur bashkëpunëtoren më të ngushtë, Edi Rama sfidoi drejtësinë dhe integrimin europian të vendit, si dhe hodhi dhe një hap tjetër në përshkallëzimin e tensionit politik në vend.

Ky akt është një vendim kundër Shqipërisë, vetëm e vetëm që Edi Rama të ruajë karrigen e lëkurën e tij. U dëshmua haptazi dhe sot se qendrimet e përbetimet e tij për drejtësinë kanë qënë një propagandë e ulët që ra, në rastin më të parë kur hetimi shkoi në paradhomën e tij.

Me vendimin që shpalli sot, Edi Rama konkludoi pengimin e drejtësisë, një kurs që nisi që ditën e parë kur mbërriti në Kuvend kërkesa për arrestimin e Belinda Ballukut.

Të gjitha zvarritjet dhe sulmet e vazhdueshme ndaj SPAK kulmuan me vendimin sot për të rrëzuar kërkesën e Strukturës së Posaçme anti-korrupsion.

Testin kritik, siç e cilësoi këtë Brukseli, Shqipëria sot nuk e kaloi.

Tanimë është e qartë për çdokënd. Edi Rama është gati të marrë peng vendin dhe të ardhmen e tij, për të shpëtuar nga drejtësia, për të shpëtuar nga burgu që e pret.

I ngelet qytetarëve, i ngelet shqiptarëve të thonë fjalën e fundit. Me 12 mars, bashkohemi para Kuvendit, e të shpallim se Shqipëria nuk është plaçkë e një kryeministri të korruptuar e të lidhur me krimin e kartelet.

About Redaksia

Check Also

Kodi i Heshtjes në grupin parlamentar të PS 

Nga Flamur NOKA Sadoqë që u mbrojt me fjalë, Edi Rama nuk e fshehu dot …