Ulusi “gjithëologu” i radhës: “Çështja i takon drejtësisë, por vendimet i marrim ne”!

Nga Atird HOXHA

Ulusi, “gjithëologu” i radhës:
“Çështja i takon drejtësisë, por vendimet i marrim ne.”

Pra, kjo është filozofia e vërtetë e pushtetit të Ramës. Drejtësia gjoja është e pavarur, por kur vjen puna te të vetët, vendimet i merr partia.

E kuptoni tani sa pengesë për drejtësinë janë vetë Rama dhe mazhoranca e tij? Pikërisht ata që na kanë lodhur prej vitesh me propagandën se nuk do të komentonin kurrë çështje që i takojnë drejtësisë.

Sot po bëjnë pikërisht të kundërtën.

Është e turpshme mënyra se si poshtërohen deputetët e mazhorancës nga dyshja Rama&Balluku. Disa vjedhin dhe i gjithë grupi parlamentar rreshtohet si mburojë për t’i mbrojtur.

Dhe si për ta bërë edhe më të qartë, Ulusi tha se çdo çështje tjetër duhet të ndjekë të njëjtën trajektore. Me pak fjalë, nuk do të ketë më SPAK që prek politikanët e “Rilindjes”.

Ndërkohë tani është momenti i Ramaës që do të vazhdojë me monologun e tij njëorësh, me të njëjtat fjali të përsëritura dhe të lodhshme.

Por thelbi është vetëm një:
Belinda Balluku nuk preket.

About Redaksia

Check Also

Që të shmangim përplasjen duhet t’i thërrasim arësyes!

Nga Bislim AHMETAJ #EdiRama me vendimin e tij cinik për të mbrojtur me çdo çmim …