Grushti i Shtetit i organizatës kriminale/ Baton Haxhiu: Rama nuk do ti tolerojë më prokurorët e SPAK

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për refuzimin e mazhorancës për të hequr imunitetin e Belinda Ballukut, sipas kërkesës së SPAK.

Sipas Baton Haxhiut, mazhoranca nuk do të tolerojë më mungesën e profesionalizmit të prokurorëve, ndërkohë që Enton Abilekaj tha se Rama nuk ka hallin e të drejtave të njeriut apo të sigurisë juridike, por po mbron Ballukun.

Baton Haxhiu: Rama po ndihet i sigurtë, që çështja e hyrjes në BE është gati e sigurtë, pasi jemi me fat që kemi gjeopolitikën si favor. E dyta që e tha, që për mua ishte ndoshta kryesore, që prilli, ose së shpejti do të përcaktohet rruga jonë dhe ky rast nuk do të ndikojë rrugën tonë për në BE. Raporti me drejtësinë, ishte kritika ndaj jo profesionalizmit, por kjo nuk do të thotë se nuk mbështet drejtësinë e pavarur.

Enton Abilekaj: Duhet hequr imuniteti pastaj diskutohet kjo. Ai pasi e bllokon drejtësinë, pastaj kritika…

Baton Haxhiu: Përmendi Ilir Beqajn, por tha ai është në burg dhe nuk merret njeri me të. Tha edhe një gjë, ata të vegjlit që nuk dimë fare, Këshilli Evropës na ka treguar se janë me vite në burg dhe nuk ka kush ti mbrojë. E drejta dhe liritë e njeriut, siguria juridike…

Enton Abilekaj: Kur e thoshim ne për Ilir Meta… Rama nuk ka këtë interes, sigurinë juridike.

Baton Haxhiu: Tani thonë nuk tolerojmë më. Paradigma e re mbi drejtësinë po ndodh për shkak të Belinda Ballukut.

Enton Abilekaj: Meqë u kujtua me vonesë, të dorëzonte imunitetin, pastaj të diskutonte a duhen bërë ndryshime në reformën në drejtësi, pasi ne e kemi kritikuar vetë.

Baton Haxhiu: Në Evropë nuk heton dot pa marrë një miratim para, ne nuk e kemi. Nëse ministri gjerman do të jetë i informuar se prokuroria mund të hetojë deri në fund.. Ajo që është problemi për mua, autorizimi për kufizimin e lirisë, që duhet ta bëjë parlamenti, duhet të ketë njëfarë arsyetimi. Nëse krijon standard për ti marrë dikujt lirinë, ky është një problem.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha takon zyrtarin e lartë gjerman: Ne qëndrojmë të vendosur në projektin e integrimit në Europë

Kryetari i PD, Sali Berisha priti në takim zyrtarin e lartë gjerman, Peter Beyer, Raporter …