Vokshi: Rama urdhëroi socialistët të kyçin gojën, por s’mund ta mbyllë zërin e qytetarëve!

Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, pasi mbrojti Ballukun dhe lajmëroi se PS nuk pranon kërkesën për heqjen e imunitetit, u shpreh se deputetët duhet të heshtin.

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar në rrjetet sociale duke thënë se, Rama mbylli gojët e të tijve, por zërin e qytetarëve nuk mund ta mbyllë dot.

Sipas saj, ata do reagojnë dhe protestojnë fuqishëm, për t’i dhënë fund realitetit që Rama po përpiqet të fshehë.

“Një simbolikë e qartë: gojët mbyllen.

Mbyllet fjala në grup, mbyllet debati, mbyllet e vërteta për median dhe për realitetin që jetojnë shqiptarët çdo ditë.

Por ka një gjë që nuk mund ta mbyllë askush: zërin e qytetarëve.

Sepse në fund, vetëm qytetarët kanë fuqinë të reagojnë dhe vetëm ata mund t’i japin fund një realiteti që përpiqen ta fshehin”, shkruan Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Si e tradhëtoi shoferi Lindën tjetër të Ramës

Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë për Kjo Javë në News24, tregoi detaje nga dosja …