Tre degë të PD në Qarkun e Beratit kanë zgjedhur drejtuesit e rinj. I deleguari politik i PD për qarkun, deputeti Eno Bozdo ka falënderuar të gjithë demokratët që kanë marrë pjesë në procesin e zgjedhjes ‘një anëtar, një votë’ ku janë zgjedhur dhe drejtuesit e degëve të PD në Berat, Skrapar dhe Dimal.
Reagimi i deputetit të PD, Eno Bozdo
Dje, tre degë të Partisë Demokratike të Qarkut Berat, Dega e Beratit, Dimalit dhe Skraparit, zhvilluan nëpërmjet modelit “një anëtar, një votë”, zgjedhjet e tyre për drejtuesit e këtyre degëve.
Demokratët folën me votën e tyre, në një proces shume demokratik dhe me pjesëmarrje shumë të lartë.
Dua të përgëzoj dhe t`u uroj punë të mbarë Kasion Hasimetaj, Kozeta Protoduarit dhe Besnik Osmenit. Dua gjithashtu të përgëzoj Erjon Likon, Florian Muhametaj dhe Ardit Begon për garën e tyre shumë dinjitoze.
Një falënderim të madh për të gjithë anëtarësinë e Partisë Demokratike që mori pjesë në votim dhe dha një leksion të shkëlqyer demokracie.
Shumë punë na presin për të ardhmen. Strukturat e partisë duhet të forcohen, takimet me banorët duhet të jenë më të shpeshta dhe në mbështetje të halleve dhe problemeve të tyre. Propagandës së Rilindjes duhet t`i përgjigjemi me aksion të fortë politik. Banorët e Qarkut Berat duhet të kuptojnë se Partia Demokratike është e vetmja forcë politike që mund të normalizojë vendin nëpërmjet qeverisjes së saj.
Shqiptarët janë në pritje të zgjidhjes që PD do të afrojë. Koha e mashtruesve ka marrë fund! Është koha e atyre që vërtet e duan këtë vend, dhe e duan Shqipërinë si e gjithë Evropa!
Gazeta RD