Pjesë nga biseda në studio:
Gazment Bardhi: Meqenëse po flet për korrupsionin. Një sekondë! Se mua s’më lejohet të jap të dhëna nga dosja. Por një mesazh po i lexoj Batonit. Ç’a pune ka Belinda Balluku që në orën 19:49:20, viti 2019, i shkruan vartësit të saj Vis Berberi; “E bëre pasqyrën sa shtëpi ke shitur?” Di gjë ti që ka agjenci shitje shtëpish Belinda Balluku, apo Ministria e Infrastrukturës.
Blendi Fevziu: Çfarë ishte kjo? Kjo s’kishte dalë ndonjëherë!
Gazment Bardhi: Mesazh i Belinda Ballukut për Ervis Berberin. “E bëre pasqyrën sa shtëpi ke shit?” I thotë Vis Berberit. Tani lëreni Prokurorinë ta hetojë.
Blendi Fevziu: E ke gjet ti këtë apo është në dosje?
Gazment Bardhi: Është në dosje mo, në dosje! Si e paskam unë?! Unë nuk shpik të dhëna. Është në dosje!
Blendi Fevziu: Mos është e folur me kod?
Gazment Bardhi: Tani kodet t’i zbërthejë Prokuroria. Prandaj nuk mund të themi që ka akuzë për këtë, s’ka akuzë për këtë. Se kush është strategjia e Prokurorisë, masat e sigurimit… Se kam dëgjuar të thonë “fute në burg pa dënim”. Paraburgimi nuk është institut që njihet vetëm në Shqipëri, njihet në të gjithë botën. Dhe paraburgimi është për ata që janë për raste minore vjedhjesh. A e di ti që sot në paraburgim, ke punonjës policie, doganash, tatimesh, që janë në burg se kanë marrë korrupsion 20 mijë lekë të vjetra. Kjo që i ka shkaktuar të paktën 300 milionë euro dëm buxhetit të shtetit, kjo duhet të vijë dhe të jetë në Kuvendin e Shqipërisë që të votojë ligjet dhe të hyjnë këta të tjerët në burg. Ku jetojmë këtu?!
Gazeta RD