Reagimi zyrtar i Britanisë për Ramën/ Balluku të japë llogari para ligjit pa imunitet

Ambasada Britanike në Tiranë ka postuar një reagim në rrjetet sociale, ku shkruhet se imuniteti nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit. Reagimi vjen ndërkohë që në Kuvend pritet sot të votohet në lidhje me imunitetin e Belinda Ballukut, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e saj.

“Ambasada Britanike thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë gjyqësore, dhe njeh progresin e Shqipërisë në reformën gjyqësore që nga viti 2016, përfshirë krijimin e SPAK-ut.
Ekzekutivi, Gjyqësori dhe Legjislativi mbeten partnerë të barabartë në mbështetjen e këtij progresi si pjesë e qëllimit të Shqipërisë për arritjen e anëtarësimit në BE.
Ndërsa imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, ai nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit”, thuhet në postim.

About Krye Redaktor

Check Also

Kush janë dy rusët?/ Rama u dhuron rusëve dy perla të bregdetit, Zvërnecin dhe Pishë Poron

Ndërsa vëmendja e opinionit publik është zhvendosur te tensionet gjeopolitike dhe skandalet e korrupsionit në qeveri, në …