Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur në takimin për infrastrukturën të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës në PD, u shpreh se, sot po nisë një diskutim i gjerë për programin.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se, mandati i Edi Ramës ka zero legjitimitet.
Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta secilit prej jush këtu.
Ne, sonte së bashku çelim tiparin e një diskutimi të gjerë intensiv të programit tonë, me të cilin ne duhet t’u japim përgjigjen më të plotë problemeve të mëdha me të cilat përballet sot Shqipëria.
Probleme të krijuara nga shkalla më e lartë e korrupsionit që mund të përfytyrohet, nga vjedhjet 100% të fondeve siç është djegësi i Tiranës, tek vjedhjet 90% të veprave të tjera publike, nga rrënimi i familjeve shqiptare për shkak të rritjes së madhe të çmimeve dhe pothuaj në raport me çmimet një mosrritje kurrkund e rrogave dhe pensioneve, çka ka bërë që 49% e shqiptarëve të jenë në varfëri ose rrezik varfërie.
Shërbimet në këtë vend kanë pësuar një metamorfozë asgjësuese për rregullin dhe cilësinë që duhet të kenë.
Pra, problemetika është shumë e thellë.
Ndërkohë mandati, që e quan kreu i organizatës kriminale Edi Rama, është mandati kryekëput i krimit.
Nuk po e them këtë për t’i vënë një epitet, por e them këtë sepse ky mandat ka zero legjitimitet.
Pra, Edi Rama me farsën elektorale nuk ka asnjë ditë legjitime në pushtet.
Por, një faktor tjetër tani, të cilin opozita e ka denoncuar çdo ditë, por edhe mediat, duhet të jemi realistë, një faktor tjetër është bërë faktor famëzi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, është faktori korrupsion, në të cilin kryeministri vetë njëherë me emër Belinda Balluku, njëherë tjetër me emër Ergys Agasi, është protagonist i aferave korruptive më të mëdha.
Dhe përveç kësaj, reagimi i tij, reagim tipik i hajdutit që për të shpëtuar lëkurën është i aftë të marrë çdo vendim dhe veprim, ishte mbyllja e dyerve hetimit dhe sistemit të drejtësisë.
Njeriu që në një paranojë injorance, sepse ai është një injorant i shpëlarë nga konceptet, sepse u garantoj ju dhe shqiptarët se nuk ka pasur kurrë në atë post një zyrtar më injorant dhe më të shpëlarë nga konceptet se ai. Kurrë!
Ndiqjani fjalorin, në fjalorin e tij nuk gjeni dot një fjalë të vetme të qeveritarit që qeveris. Gjen vetëm gjuhën e një ordineri rrugësh, i cili për hir të së vërtetës me qëndrimin e tij ndaj korrupsionit, humbet çdo legjitimitet, edhe sikur zgjedhjet e 11 majit të kishin qenë zgjedhjet e standardeve më të mira botërore.
Gazeta RD