Botohet në Itali një roman në 75 vjetorin e pushkatimit të 22 intelektualëve

Me rastin e 75 vjetorit të pushkatimit të 22 intelektualëve shqiptarë nga dikatorura komuniste, profesor Mehdi Shkreli përktheu dhe botoi në Itali gratis romanin “Notte Fantasma” të shkrimtarit Sokrat Shyti, i cili sëbashku me nënën dhe motrën e tij bënë 30 vjet internim në kënetën e Tërbufit sepse vëllai i tij u arratis.

Redaktorë të këtij libri janë tre vullnetarë italianë, Barbara Brici, Antonio Franciosi dhe Antonela Salvi me pikpamje të ndryshme politike, të cilët bashkarisht e dënuan këtë krim dhe i uruan popullit shqiptar paqe në demokraci që të mos ndodhin më krime të tilla të shëmtuara.

Maskra e 26 shkurtit të vitit 1951 ishte një ndër aktet më mizore të diktaturës komuniste, ku u ekzekutuan 22 intelektualë, ndërmjet tyre edhe e vetmja grua shqiptare shkencëtare, Sabiha Kasimati.

Arrestimet u bënë bazuar në listën e përgatitur paraprakisht nga Ministria e Brendshme. Akuza u përgatit dhe u nënshkrua nga prokurori ushtarak Siri Çarçani në datën 25 shkurt 1951, si dhe ishte e njëjtë për të 22 viktimat.

22 intelektualët u arrestuan dhe u mbajtën në qeli midis datave 20 dhe 22 shkurt 1951, dhe më pas u ekzekutuan më 26 shkurt. Të ekzekutuarit ishin: Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjerin Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorraliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka, Lluka Rashkoviç.

Ekzekutimi u krye nga Sigurimi i Shtetit me vendim të Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Preteksti për aksionin ishte një shpërthim në territorin e ambasadës sovjetike më 19 shkurt të vitit 1951, i organizuar nga punonjës të nëndheshëm antikomunistë.

Viktimat e pafajshme, u pushkatuan në mesnatën e 26-27 shkurtit në breg të lumit Erzen, pranë fshatit Mënik dhe u hodhën në një gropë të madhe të përbashkët, të lidhur me njëri-tjetrin me tela me gjemba. Në mesnatë fshatarët e Mënikut dëgjuan krisma të pandërprera pushkësh, ndërsa në të gdhirë panë një skenë të llahtarshme: diku dilte një dorë, diku një këmbë, diku flokë të përgjakur.

Viktimave akuza nuk iu komunikua kurrë dhe për më tepër gjyqi nuk u zhvillua asnjëherë.

Pas ekzekutimit të tyre, do të kishte vrasje të tjera. Kështu, pas 25 ditëve u varën dy fshatarë të cilësuar kulak, në rrethin e Devollit; në rrethin e Lushnjes u ekzekutuan 9 të tjerë, në Vorë u ekzekutuan dy. Të ekzekutuar pati edhe në rrethe të tjera, ndërsa të dënuarit politikë ishin me qindra.

Ishte hera e parë që Ligji për Agjitacion dhe Propagandë u vu në zbatim dhe figurat me ndikim të aftë për të konsoliduar opozitën ndaj regjimit u eliminuan fizikisht.

Më vonë u zbulua se bomba ishte orkestruar në fakt prej Qazim Laçit dhe Hysen Llullës. Në vitin 1991, të vdekurit u shpallën zyrtarisht të pafajshëm dhe në vitin 2008 u dhanë pas vdekjes Urdhri i Nderit të Kombit.

Notte fantasma

About Redaksia

Check Also

18 mars 2026, 78 vite nga lindja e poetit martir Vilson Blloshmi!

Nga Bujar Leskaj Saharaja s’di të ëndërrojë. Ajo bluan gurë me mend’ e saj… Saharaja …