Trump acarohet me Grenell dhe e largon nga çdo post

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vendosur që tës largojë Richard Grenell nga drejtimi i Qendrës Kennedy dhe do ta zëvendësojë me Matt Floca, i cili është nënkryetari aktual i operacioneve të ambienteve të qendrës së arteve.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Trump përmes një postimi në Truth Social.

“Jam i kënaqur të njoftoj se Matt Floca, në varësi të miratimit nga Bordi i Drejtorëve, do të emërohet Drejtori Operativ dhe Drejtori Ekzekutiv i Qendrës TRUMP KENNEDY, ku si Zëvendëspresident i Operacioneve Matt na ka ndihmuar të arrijmë përparim të jashtëzakonshëm në ngritjen e Qendrës në nivelin më të lartë të ekselencës!, shkroi Trump mes të tjerash.

Mandati i Grenell si president i përkohshëm i Qendrës Kennedy është shoqëruar me trazira. Ai është përballur me anulime të bujshme tëshfaqjeve, protesta, rënie të shitjeve të biletave dhe vështirësi financiare.

Një burim nga Shtëpia e Bardhë theksoi, citon CNN, se Trump mendonte se Grenell kishte gabuar për udhëheqjen e Qendrës Kennedy, përfshirë menaxhimin e publicitetit.

Një burim pranë Qendrës Kennedy shprehu ankesa për Grenell se nuk kishte përvojë dhe njohuri në botën e artit dhe se kishte shkuar me “çekiç” dhe “fushata mashtrimi” që po e çonin institucionin në drejtimin e gabuar.

Një burim pranë Qendrës theksoi se Trump ishte acaruar me të ditët e fundit.

About Krye Redaktor

Check Also

Kuba dorëzohet para Shteteve te Bashkuara/ Deklarata e Presidentit

Presidenti kubanez Miguel Díaz-Canel konfirmoi se Kuba dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë në bisedime …