Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh!

Kryetari i PD, Sali Berisha, u shpreh gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë se, afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ai tha se, ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet.

Berisha: Pse ndalem këtu?

Ndalem këtu që ne duhet të vazhdojmë betejën tonë.

Ne kemi një objektiv më kryesor të programit tonë, integrimin në BE.

Por ka përsëri… mos harroni faktorin Mogherini.

Faktori supertoksik Mogherini, e cila aferën e ka pesë herë më të madhe në Tiranë se sa në Bryzh.

Në Bryzh është 3 milionë, në Tiranë është 20 milionë.

Dhe ne do insistojmë që kjo aferë të vijë dhe të hetohet edhe në Shqipëri.

Nuk tërhiqemi ne.

Kështu jemi ne.

Çfarë besojmë se është e vërtetë, do e themi dhe do i qëndrojmë asaj.

Por nuk duhet të jenë lobingjet, të shkohet gjer aty sa të thuhet se AKSHI është çështje kulturore në Shqipëri.

U ndala në këtë moment për të theksuar se shpresa e vetme është opozita, është PD.

Në vitin 1990, pas kryengritjes së fuqishme të 2 korrikut, Ramiz Alia i përcolli me shoqërim ushtarak dhe me OKB-në, nxori policinë në të katër anët e Shqipërisë dhe rrihte njerëzit nëpër stacione autobusi, për t’u thënë shqiptarëve se unë e rivendosa Perden e Hekurt.

Ka një ngjashmëri me aktin e Edi Ramës. Me votimin që bëri, mendoi se shpëtoi.

Por i them se në mënyrë absolute dhe gjer në varr mbrapa do të ndjekin aferat korruptive.

Edhe aty do kesh tabelë kryehajdut i kombit dhe nuk do shpëtosh kurrë nga ligji dhe drejtësia me këto që ke bërë.

Nuk do ketë forcë në botë që të mbron, hiqe nga mendja.

Zemërimi i shqiptarëve është i jashtëzakonshëm.

Urrejtja e tyre ndaj kësaj qeverie që u shkatërron jetën çdo ditë është e jashtëzakonshme.

Ndaj dhe ne vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore.

Ai me mandatet e krimit, ne me idealet, parimet dhe interesat më fisnike të shqiptarëve duke i mbrojtur ato.

Kjo është gjendja, situata.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Shqiptarët do të flasin në 22 Mars për t’i dhënë përgjigjen e merituar organizatës kriminale të kryesuar nga Rama!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar bëri …