Kryetari i PD, Sali Berisha, duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve pas daljes nga SPAK, tha se, nuk bashkojmë asnjë votë me Ramën!
Ndërkohë që për qëndrimin e kreut të Gjykatës së lartë për paraburgimin, Berisha tha se e, dënoj vendimin e Sadushit që u krijon mundësinë të gjithë kriminelëve të arratisen.
Gazetarët: Zoti Berisha, a do të bashkoni votat me mazhorancën për ndryshimet ligjore të propozuara?
Sali Berisha: Ato janë ndryshime antikushtetuese dhe ne nuk bashkojmë kurrë asnjë votë me Edi Ramën.
Kjo të jetë shumë e prerë.
Por unë meqë jam në këtë temë, denoncoj si akt jashtëzakonisht të rrezikshëm vendimin e partizanit Sadushi, nuk i them partizan për luftën, por i them në kuptimin e partizanit të Edi Ramës, i cili me vendimin që ka bërë, e ka shndërruar Shqipërinë në vendin më të rrezikshëm. Është vendi më i rrezikshëm, por është shumë herë më i rrezikshëm pasi u krijon mundësi të gjithë kriminelëve të arratisen dhe nuk do ketë më kriminelë në bankën e akuzës.
Me vendimin e tij, ai krijoi një mburojë për krerët e organizatave kriminale, zyrtarë apo jozyrtarë qofshin ata dhe ky përbën një rrezik madhor për rajonin.
Edhe në kushtet e sotme, gjatë 5 viteve të shkuara, 252 mandate të bosëve të krimit nuk u ekzekutuan, por mbetën të lirë në Shqipëri dhe në vende të tjera.
Kurse tani në qoftë se mandatet ekzekutoheshin vetëm 15 përqind e tyre, tani 0 përqind.
Të gjithë mandatet e arrestit do të përfundojnë në arrati dhe në kërkim me këtë vendim që ka bërë Sadushi për të mbrojtur gjoja parimet.
Gazeta RD