Berisha: Shqiptarët do të flasin në 22 Mars për t’i dhënë përgjigjen e merituar organizatës kriminale të kryesuar nga Rama!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar bëri thirrje për mobilizim më të madh qytetar dhe opozitar.

Berisha theksoi se, protesta e 22 marsit duhet të jetë një ditë frymëzimi dhe reagimi kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Sipas tij, qytetarët duhet të shprehin revoltën për të treguar se askush nuk është mbi ligjin dhe se çdo zyrtar që prek fondet publike duhet të mbajë përgjegjësi.

Berisha: Në këtë aspekt duhet një mobilizim shumë më i madh. Gjer sot ne kemi bërë përpjekje të mëdha, përpjekje edhe më të mëdha dhe më të suksesshme kërkohen nga ne dhe çdo shqiptar.

Data 22 mars është ditë frymëzimi. Të gjithë qytetarët e këtij vendi, duhet të tregojnë zemërimin, revoltën e tyre, ti përgjigjemi flakë për flakë, për ti thënë Edi Ramës se nuk njohim kurrë qytetar mbi ligjin.

Se nuk njohim kurrë hajdutë mbi ligjin.

Se çdo hajdut qeveritar që guxon të prekë, pasuritë dhe fondet publike do të bëhet përgjegjës para ligjit.

Se nuk ke asnjë interes. Shqiptarët me këtë që ka ndodhur, kanë një qeveri të pashembullt.

Nëqoftëse qeveria e Enver Hoxhës i arrestonte dhe burgoste se flisnin kundra saj, Edi Rama tani ka nxjerrë veten mbi ligjin për ti vjedhur qytetarët, për të mos pyetur se ekzistojnë.

U ka mbyllur dyert e procesit të integrimit shqiptarëve, ndaj dhe 22 marsi është një ditë shumë e rëndësishme. Jashtëzakonisht shumë e rëndësishme.

Vërtetë ky përdori 83 mandate të krimit për të mbrojtur veten dhe vjedhjet e tij, por shqiptarët duhet të flasin me 22 mars, me forcën më të madhe kundër kësaj qeverie dhe kundër këtij kryehajduti, njeriut që rreshton Shqipërinë në procesin e integrimit Europian, e nxjerr nga procesi dhe e rreshton me Serbinë.

Imagjinoni ju lutem, shkaktarja e luftërave të fundit Ballakanike, nga Bosnja, Maqedonia e Kosova. Rusia e vogël në Ballkan, gjen një shërbëtor, gjen një argat që të barazoje

Shqipërinë, që asnjë luftë nuk ka nisur. Që ka dhënë kontribute palcore në shuarjen e konflikteve dhe faktor stabiliteti dhe e nxjerr tani, e rreshton me Vuçiçin e rreshton me Serbinë, vetëm për të shpëtuar nga ligjit për vjedhjet që ka kryer, për interesat e tij personale.

Ndaj dhe 22 Marsi, fton çdo qytetar shqiptar të vërshojë drejt Tiranës për ti dhënë përgjigjen më të merituar, kësaj organizate kriminale të kryesuar nga Edi Rama që nuk ka asnjë interes tjetër përveç pasurimit të paligjshëm me fondet dhe pasuritë publike të shqiptarëve.

Së dyti, jemi në një situatë kritike në parlament, por ne përsëri duhet të intensifikojmë të gjithë kërkesat tona, sugjerimet tona, amendamentet tona, në mbrojtje të interesit publik të shqiptarëve.

Ata kanë gjetur një mënyrë, të mbyllin parlamentin, të bëjnë 15 minuta dhe ta mbyllin. Por ne do të bëjmë gjithçka që parlamenti të shndërrohet në tribunën e diskreditimit të tyre të plotë, siç e meritojnë.

Siç e meritojnë para shqiptarëve dhe botës.

Ndaj dhe njëherë nga kjo mbledhje, që të gjithë në terren, tek qytetarët. Janë ata dhe vetëm ata që do i japin përgjigjen këtij qëndrimi poshtërues ndaj shqiptarëve, këtij qëndrimi antishqiptar të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Shkurtimi i jetës së qeverisë së Edi Ramës është detyrimi më madhor i opozitës!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh në mbledhjen e grupit parlamentar se, detyra madhoshe …