Gjermana “shuplakë” Ramës! Bllokohet integrimi i Shqipërisë në BE

Ngecin negociatat me Bashkimin Europian!

Tashmë është zyrtare, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është bllokuar.

Këshilli i Bashkimit Europian ka konfirmuar për mediat se nuk është miratuar Raporti i Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve (Interim Benchmark Assessment Report ose IBAR).

Ai vlerëson nëse një vend kandidat ka përmbushur kriteret kryesore të shtetit të së drejtës, veçanërisht në kapitujt e negociatave për: drejtësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të drejtat themelore.

Këto lidhen kryesisht me kapitujt 23 dhe 24, që në negociatat e BE-së konsiderohen më të rëndësishmit.

Por pa miratimin e IBAR nuk mund të mbyllet asnjë kapitull negociatash.

Metodologjia e re e zgjerimit të BE-së e kërkon këtë raport si kusht për të ecur përpara në negociata.

Në dy mbledhje të Grupit të Punës për Zgjerimin dhe vendet Negociuese me BE (COELA), më 6 dhe 13 mars, raporti është diskutuar nga ambasadorët e vendeve anëtare, të cilët fillimisht do duhet të arrijnë një dakordësi në parim, përpara se ta miratojnë.

Por në rastin e Shqipërisë, një vendim po shtyhet për në kalendat greke.

“Ka gjasa që edhe shumë mbledhje të tjera të COELA-s ta trajtojnë këtë çështje në javët dhe muajt në vijim”, thekson Brukseli.

Burime diplomatike shpjegojnë se në krye të vendeve që nuk duan të miratojnë raportin IBAR qëndron Gjermania, anën e së cilës kanë mbajtur dhe disa shtete të tjera.

IBAR është si një “portë kryesore” e negociatave – nëse hapet, rruga drejt BE bëhet shumë më e shpejtë.

Nëse IBAR miratohet pozitivisht, Shqipëria mund të përshpejtonte negociatat dhe mund të fillonte mbylljen e kapitujve. Por duke mbrojtur Belinda Ballukun dhe veten e tij indirekt, Edi Rama po bllokon integrimin. Negociatat mund të zgjasin kështu për shumë e shumë vite.

About Redaksia

Check Also

Kalaja: Balluku, Denaj dhe Malaj të hetohen, dyshime për organizatë kriminale në aferën 123 milion euro të “Bankers”

Avokatja Adriana Kalaja deklaroi këtë të premte para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit …