Sulmet e Ramës ndaj drejtësisë/ Berisha: Prokurori i Përgjithshëm, KLGJ dhe ILD nuk guxuan të bëjnë një reagim

Kryetari i PD, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK, akuzoi institucionet e drejtësisë për mungesë reagimi ndaj sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj sistemit të drejtësisë.

Berisha, gjatë bashkëbisedimit me gazetarët deklaroi se, Prokurori i Përgjithshëm, KLGJ dhe ILD nuk kanë bërë asnjë deklaratë publike në mbrojtje të institucioneve gjatë kritikave të Ramës, duke i cilësuar drejtuesit e tyre si zyrtarë që nuk guxojnë të mbrojnë institucionet.

Berisha: Në serialin e pafundmë të sharjeve të Edi Ramës ndaj Skapit që devijoi rrugën e partisë, ndaj gjykatës, ndaj prokurorëve, këta zyrtarë të themi të vërtetën nuk duhet të prish gojën, por këta meritojnë të quhen vetëm llum-zyrtarë, nuk guxojnë të bëjnë qoftë dhe një deklaratë të vetme në mbrojtje të këtyre institucioneve.

Keni parë ju një deklaratë të KLGJ-së, ILD-së, të Prokurorit të Përgjithshëm në mbrojtje të institucioneve gjatë sulmeve që u bënë për hir të Lubisë, ai në fakt i bëri për veten e vet, por sulmet lidheshin me dosjen e Lubisë, dhe ata nuk shqipëronin dot një fjalë të vetme në mbrojtje të institucioneve sepse institucionet u sulmuan në mënyrën më të egër.

Gazetarët: Jeni pak i pasaktë zoti Berisha, se gjyqtari i apelit që ka caktuar masën ndaj jush, ka bërë pikërisht reagim ndaj zotit Rama për akuzat ndaj gjyqësorit?

Sali Berisha: Cili është ky gjyqtar?

Gazetarët: Engert Pëllumbi.

Sali Berisha: Unë nuk kam parë asnjë reagim të tij, por unë do të kontrolloj dhe njëherë.

Gazetarët: Ka reaguar si kryetari i një shoqate…

Sali Berisha: Jo, si shoqatë është tjetër, nuk është ashtu. Nuk thashë shoqatat. Janë dy shoqata që kanë reaguar. Shoqatat po, por nuk janë institucione zyrtare. Institucionet zyrtare që duhet të flisnin janë institucionet e drejtësisë.

Pra, a keni parë vetëposhtërim më të madh të këtyre institucioneve se sa në këtë rast? Në kulmin e sulmeve nuk flasin një fjalë, nuk shqiptojnë një presje as Metani, as Toska, as Olsi, asnjë prej tyre.

Këta janë e keqja banale e vendit dhe kaq mund të themi për ta. Ndaj dhe historia e tyre do të arkivohet si një histori turpi, si një histori njerëzish pa dinjitet, njerëzish mercenarë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Dënoj vendimin e Sadushit që u krijon mundësinë të gjithë kriminelëve të arratisen!

Kryetari i PD, Sali Berisha, duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve pas daljes nga SPAK, …