Autoboti i UKT përplas për vdekje një grua në Tiranë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e kësaj të marte në Tiranë.

Një autoboti i UKT-së (Ujësjellës Kanalizime Tiranë) ka përplasur një grua që lëvizte me motoçikletë. Kjo e fundit për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Sipas raportimeve paraprake, ngjarja është regjistruar afër Gjykatës së Tiranës.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

Policët i kanë thirrur nga rrethet dhe i kanë lënë dy ditë pa ushqim

Policia është dorëzzuar ditën e dytë të protestave masive të studentëve duke mos pasur fuqi …