Berisha: Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama është pengmarrësi më i madh i Shqipërisë

Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi edhe njëherë tjetër se raporti i IBAR për integrimin e Shqipërisë në BE, mbeti në klasë.

Gjatë konferencës për shtyp Barisha tha se, raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama është pengmarrësi më i madh i Shqipërisë.

Berisha: Sot, Edi Rama është pengmarrësi më i madh pas Enver Hoxhës në histori, pengmarrësi më i madh i Shqipërisë.

Zhvillime dramatike vijnë për procesin e integrimit të Shqipërisë.

Raporti IBAR mbeti në klasë pasi një seri vendesh anëtare të BE nuk e votuan, por shtruan një seri çështjesh themelore dhe unë jam këtu të falënderoj, të shpreh mirënjohje ndaj këtyre vendeve, të cilat insistojnë që procesi i integrimit të jetë një proces i bazuar në meritë.

Sepse ky proces i bazuar në meritë është interesi absolut më i mirë i qytetarëve shqiptarë.

Procesi jashtë meritës është ndëshkim për qytetarët shqiptarë dhe mbështetje për kusarët qeveritarë shqiptarë.

Ndaj dhe dua të falënderoj një seri vendesh të BE, të cilat dora-dorës po e kuptojnë se Edi Rama dhe narkoregjimi i tij nuk plotësojnë asnjë kusht, asnjë kriter, asnjë standard për integrimin e Shqipërisë në BE.

Sepse Shqipëria e Edi Ramës është një piramidë madhore mashtrimi.

Sepse Edi Rama e ka shndërruar Shqipërinë në çifligun e vet për ta vjedhur dhe për t’u pasuruar në mënyrë të çmendur.

Ndaj dhe jam këtu për të deklaruar se për PD, objektivi më madhor i saj është integrimi i bazuar në meritë.

Pra, edhe njëherë qytetarëve shqiptarë, njeriu që për muaj të tërë nxirrte nga xhepi një pasaportë false kallpe dhe u thoshte kjo është pasaporta evropiane që u garantoj unë, e ndërroi dhe nxjerr pasaportën e Beogradit, pasaportën e Vuçiçit.

Ky është zhvillimi dramatik sepse ai mbron vjedhjet e tij.

About Redaksia

Check Also

Tabaku në Itali: Integrimi kërkon përgjegjësi, jo propagandë!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku së bashku me kryetarin e Grupit Parlamentar të PD dhe …