Deklarata e fortë e Trump: Macron shumë shpejt do të largohet nga detyra!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fortë për presidentin francez, Emmanuel Macron.

Ai ka parashikuar largimin e shpejt të liderit francez nga posti i presidentit.

Trump nuk dha detaje të mëtejshme, por komentet e tij vijnë në një kohë kur Franca ka refuzuar ta ndihmojë SHBA-në në lirimin e Ngushticës së Hormuzit.

Macron, deklaroi se “Franca kurrë nuk do të marrë pjesë në operacione për hapjen ose sigurimin e Gjirit të Hormuzit në kontekstin aktual”.

Ai shtoi se vendi i tij është i gatshëm të angazhohet vetëm sapo situata të qetësohet dhe “thelbi i bombardimeve të ketë ndaluar”, duke përdorur një term të gjerë për të treguar se nuk ka një afat të qartë kohor.

Ndryshe, shumica e vendeve të NATO-s kanë refuzuar kërkesën e presidentit amerikan në luftën e Iranit.

About Redaksia

Check Also

Largon Ergys Agasin/ Rama emëron koordinator të ri për krimin…

“Nga duart e Ergys Agasit në duart e Oltion Bistrit Oltion Bistri wshtw caktuar nga …