Deputetët e PD takime në Ministrinë e Jashtme gjermane: Zgjedhje të lira, luftë kundër krimit e korrupsionit!

Kreu i grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetët Jorida Tabaku e Klevis Balliu kanë vijuar takimet në Berlin me zyrtarë të ministrisë së Jashtme në Gjermani. Ata u takuan me Niels von Redecker, Drejtor i Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë.

Gjatë takimit u theksua se, procesi i integrimit bazohet në meritë dhe Shqipëria duhet të tregojë se është seriozisht e angazhuar në reformat transformuese për vendin, veçanërisht në luftën ndaj korrupsionit, mospengimit të drejtësisë, luftën ndaj krimit të organizuar dhe mbi të gjitha një qeverisje demokratike që buron nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Deputetët e opozitës shprehën falenderime për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i jep Shqipërisë në rrugëtimin e saj europian.

Postimi

Gjatë vizitës në Belin zhvilluam një takim me z. Niels von Redecker, Drejtor i Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, të cilin e falenderuam për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i jep Shqipërisë në rrugëtimin e saj europian.

Procesi i integrimit bazohet në meritë dhe Shqipëria duhet të tregojë se është seriozisht e angazhuar në reformat transformuese për vendin, veçanërisht në luftën ndaj korrupsionit, mospengimit të drejtësisë, luftën ndaj krimit të organizuar dhe mbi të gjitha një qeverisje demokratike që buron nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Gjithashtu, e falenderuam për angazhimin e jashtëzakonshëm të Gjermanisë në heqjen nga Bashkimi Evropian të të gjitha masave ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023. Pa ndihmën e cmuar të Gjermanisë ai proces do ishte vonuar edhe më tej me pa të drejtë, duke dhënë mesazhin më të gabuar për shqiptarët kudo në Rajon.

Shqipëria dhe shqiptarët qëndrojnë krah për krah Gjermanisë në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian.

About Redaksia

Check Also

Paralajmërimi i ish-ministrit të PS: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Çmimi i naftës në Shqipëri është në rritje që prej nisjes së luftës në Iran, …