Këlliçi: Me 22 mars do ta tundim nga themelet këtë qeveri të korruptuar!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi shkruan se, do ta tundim nga themelet këtë qeveri të korruptuar me 22 mars, ora 18.00.

Ai thekson se, shqiptarët sot paguajnë naftën më të shtrenjtë në Europë dhe kanë të ardhurat më të ulëta, por për qeverinë dhe kryeministrin s’ka asnjë problem.

Potsimi

Nafta ka shkuar 2 mijë lek duke ndikuar në gjithë ciklin ekonomik me rritje kostosh. Zërat që qeveria të ndërhyjë me heqje apo ulje taksash janë shtuar, ndërkohë reagimi që vjen nga Edi Rama është një muhabet i gjatë në një zyrë me disa importues karburantesh.

Kjo bufonadë zgjati më shumë se 1 orë dhe njerëzit po prisnin se cilat ishin masat konkrete. Asnjë. Asnjë masë. Muhabet, tjerrje fjalësh, ndonjë batutë tek tuk me të cilat qeshin shumë ministrat në krah të Ramës.

Nga ky takim del se çdo gjë është në rregull.

Shqiptarët sot paguajnë naftën më të shtrenjtë në Europë dhe kanë të ardhurat më të ulëta. Por për qeverinë dhe kryeministrin s’ka asnjë problem.

Edhe çmimet e ushqimeve sipas Instat janë rritur këtë muaj më shumë se mesatarja e BE. Përsëri, për qeverinë s’ka problem.

Duhet të bashkohemi, të ngremë zërin, ta tundim nga themelet këtë qeveri të korruptuar, të pandjeshme ndaj qytetarëve e kërkesave të tyre.

Me 22 mars, ora 18:00, para Kryeministrisë.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Rama do ketë një fund si lideri më antieuropian në historinë e Shqipërisë

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj thotë se nëse Rama do të vijojë me kapricot …