Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas bllokimit të rrugës së integrimit nga BE për shqipërinë që qeveriset nga Edi Rama.
Noka shkruan se, për Shqipërinë nuk bëri asnjë njoftim, sepse BE nuk e ka miratuar raportin IBAR për Shqipërinë.
Reagimi
Pasojat e asaj që paralajmëruam:
Shqipërisë ia ndali hapin se nuk dorëzoi mandatin.
Sot Mali i Zi mbylli kapitullin nr. 14 të negociatave.
Një ditë më parë Kosi tha se Moldavia ka përparuar shumë drejt integrimit europian.
Për Shqipërinë nuk bëri asnjë njoftim, sepse BE nuk e ka miratuar raportin IBAR për Shqipërinë.
Ndërkohë #Rama shkruan letra me mikun e tij Vuçiç.
Gazeta RD