Paralajmërimi i ish-ministrit të PS: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Çmimi i naftës në Shqipëri është në rritje që prej nisjes së luftës në Iran, duke arritur sot vlerën deri në 202 lek/ litri.

Sulmi ndaj objekteve të prodhimit të hidrokarbureve ka sjell shtrenjtimin e naftës, duke arritur çmimi ndërkombëtar që njihet si nafta bruto Brent në 109.18 dollarë për fuçi.

Në analizën e ish-ministrit të ekonomisë, Arben Malaj, ekziston rreziku që rritja të thellohet edhe më shumë dhe qeveria duhet të ndërhyjë me lehtësime për xhepin e qytetarëve.

“Problemi kryesorë është se nuk dimë sa e gjatë dhe sa e thellë është kjo. Duhet paketë sociale sepse rritja e çmimit do të shkojë te fermeri, te shërbimet dhe konsumatori do ta ndjejë menjëherë. Prandaj qeveritë e mira përgatisin një paketë për çdo rast krize dhe sa po ndodh kriza e bëjnë funksionale”, u shpreh Malaj për Top Channel.

Profesori Arben Malaj ka studiuar reagimin e vendeve europiane përballë krizës që shkaktojnë tensionet në Lindjen e Mesme, e cila për të është një luftë ekonomike më shumë se ushtarake. Ai sugjeron që qeveria shqiptare të ndjek një mesatare të ndihmës që japin shtetet e zhvilluara.

“Që nga rasti i Greqisë që është afër nesh ka vendosur e para: çdo fitim i kompanive nga rritja e çmimit do të shkojë në fond social për të mbështetur njerëzit që kanë nevojë, kanë vendosur kufirin deri ku nuk rritet çmimi, kanë vendosur heqje të TVSH  për mallrat ushqimore. Gjermania për shembull ka dhënë një ndihmë për transportin urban për punonjësit se është rritur kosto e transportit”, u shpreh ish-ministri.

Edhe Konfindustria e naftës i ka bërë thirrje qeverisë që të zbatojë një paketë fiskale lehtësuese, duke propozuar edhe uljen e taksës së qarkullimit të automjeteve.

About Redaksia

Check Also

Deputetët e PD takime në Ministrinë e Jashtme gjermane: Zgjedhje të lira, luftë kundër krimit e korrupsionit!

Kreu i grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetët Jorida Tabaku e Klevis Balliu …