Urdhëri i Ramës për rritjen e çmimit të naftës/ Dy taksat e reja mbi karburantet

Klodian TOMORRI

Ironia arriti kulmin sot. Kryeministri mblodhi ministra, drejtore tatimesh, doganiere, Task-Forciere dhe tregtare karburantesh ne një mbledhje te madhe, për te shpëtuar popullin nga rritja e çmimit te naftës.

Si përfundim, mekanizmi qe u njoftua për zgjidhjen e këtij halli ishte futja e dy taksave te reja shtese mbi naftën. Tarifa e gjurmimit dhe ajo e krijimit te rezervës se sigurisë. Kjo e dyta është mbi 300 milionë euro.

Pra shtimi i dy taksave te reja garanton sukses te plote ne arritjen e objektivit për “uljen” e çmimit te naftës dhe lehtësimin e popullatës.

Kjo s’është pare ndonjëherë. Te mblidhesh për te ulur çmimin e naftës dhe te futesh 2 taksa te reja.

About Krye Redaktor

Check Also

Skema 2.5 miliardë euro Olsi Rama-Amant Josifi/ Grabitja që ka tronditur Europën

Cila është lidhja dhe aktiviteti që bën bashkë Amant Josifin dhe Olsi Ramën dhe si …