Bardhi dhe Tabaku takim me Komisionin për Europën: Qeveria po bën hapa pas që e largojnë Shqipërinë nga BE

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka dhënë detaje nga takimi me zyrtarët e Bundestagut në Gjermani.

Gjatë vizitës në Berlin, delegacioni i PD zhvilloi dy takime të rëndësishme në Komisionin për Çështjet Europiane dhe në Komisionin për të Drejtat e Njeriut në Bundestag.

Bardhi shkruan se, Gjermania e mbështet fuqishëm integrimin e Shqipërisë në BE, bazuar në meritë. Ne i jemi falënderues për të gjithë ndihmën e dhënë deri më tani dhe e vlerësuam shumë faktin që anëtarët e Komisionit për Çështjet Europiane ishin të informuar plotësisht mbi zhvillimet në Shqipëri.

Postimi

Fokusi i interesit dhe i pyetjeve të deputetëve të Bundestagut ishin çështje themelore, si: shteti ligjor dhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar, pengimi i drejtësisë në rastin e Belinda Ballukut, zhvillimi ekonomik i vendit, barazia gjinore dhe të drejtat e njeriut, qasja e re Rama–Vuçiç mbi integrimin, si dhe linjëzimi i politikës së jashtme të Shqipërisë me BE-në.

Së bashku me kolegen Jorida Tabaku, që përfaqësonim opozitën, ritheksuam se Qeveria shqiptare, në vend që të sigurojë standardet, po bën hapa pas që e largojnë Shqipërinë nga BE-ja. Korrupsioni dhe mungesa e barazisë para ligjit vijojnë të jenë pengesa serioze. Nuk ka plan B. Ka vetëm një rrugë: Europën me standarde reale.

Gjatë vizitës në Berlin, patëm mundësinë të zhvillonim dy takime të rëndësishme në Komisionin për Çështjet Europiane dhe në Komisionin për të Drejtat e Njeriut në Bundestag. Në këto takime morën pjesë përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjermania e mbështet fuqishëm integrimin e Shqipërisë në BE, bazuar në meritë. Ne i jemi falënderues për të gjithë ndihmën e dhënë deri më tani dhe e vlerësuam shumë faktin që anëtarët e Komisionit për Çështjet Europiane ishin të informuar plotësisht mbi zhvillimet në Shqipëri.

Fokusi i interesit dhe i pyetjeve të deputetëve të Bundestagut ishin çështje themelore, si: shteti ligjor dhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar, pengimi i drejtësisë në rastin e Belinda Ballukut, zhvillimi ekonomik i vendit, barazia gjinore dhe të drejtat e njeriut, qasja e re Rama–Vuçiç mbi integrimin, si dhe linjëzimi i politikës së jashtme të Shqipërisë me BE-në.

Së bashku me kolegen Jorida Tabaku, që përfaqësonim opozitën, ritheksuam se Qeveria shqiptare, në vend që të sigurojë standardet, po bën hapa pas që e largojnë Shqipërinë nga BE-ja. Korrupsioni dhe mungesa e barazisë para ligjit vijojnë të jenë pengesa serioze. Nuk ka plan B. Ka vetëm një rrugë: Europën me standarde reale.

About Redaksia

Check Also

PPE ngre në këmbë Europën kundër Ramës/ “Shqipëria në rrezik, korrupsion, krim dhe vjedhje zgjedhjesh

Partia Popullore Europiane (PPE) ka dorëzuar në Parlamentin Europian 26 amendamente në raportin e 2025 …