Kërkojmë nivelimin e taksave të karburanteve me Maqedoninë dhe Kosovën që çmimi të jetë i njëjtë me ta

I pyetur për situatën e rritjes së çimeve në vend dhe se çfarë masash do të marrë PD, Berisha e cilësoi situatën si rezultat të taksave të larta dhe spekulimeve në treg.
Në bashkëbisedimin me qytetarët, ai paraqiti qëndrimin e opozitës dhe masat që, sipas tij, do të ndërmerren për uljen e çmimeve, përfshirë nivelimin e taksave me vendet e rajonit si Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Greta Beqiri: Si e komentoni rritjen e çmimeve në Shqipëri, kryesisht të karburantit? Çfarë masash do të marrë PD?

Sali Berisha: Rritja e çmimeve është një spekulim i madh në Shqipëri, mbasi qeveria shqiptare vendos mbi litrin e naftës taksat prej 1.1 euro si asnjë vend tjetër.
Pra zotimi ynë është dhe ka qenë, i prerë që në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk mund të shitet një litër naftë më shtrenjtë se në Maqedoni dhe në Kosovë, çka do të thotë se ne do të barazonim taksat me këto dy vende dhe pastaj gjithçka tjetër do të goditej me dorë të hekur si spekulim.
Sepse Maqedonia dhe Kosova nuk kanë asnjë pëllëmbë det, dhe naftën e marrin nga Durrës apo Selaniku dhe naftën e shesin rreth 70% ndën çmimin e Shqipërisë.
Kështu që duke niveluar taksat me këto vende ne i hapim rrugën një çmimi të barabartë me këto vende.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ylli i Edi Ramës është shuar përgjithmonë në Perëndim, pritet me padurim largimi i tij!

Megi Zogaj: Cilat ishin mesazhet kryesore që i përcollët PPE-së për situatën në Shqipëri dhe …