Berisha: Mos u çudisni kur Balluku të zgjidhet Sekretare e Përgjithshme e partisë së krimit!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit politike brenda mazhorancës, duke u ndalur te roli i zv/kryeministres Belinda Balluku.

Në bashkëbisedimin me qytetarët, ai ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka bërë deklarata të forta për pozicionin dhe ndikimin e Ballukut në qeveri dhe në Partinë Socialiste.

Megi Zogaj: Si e interpretoni faktin që Balluku mbetet sërish drejtuese politike në Fier. A është kjo shenjë force apo dobësie e qeverisë?

Sali Berisha: Përkundrazi dëshmon se Edi Rama është tërësisht i kapur nga Balluku dhe është shenjë forcë e Ballukut.
Mos u çudit nesër që ajo të zgjidhet Sekretare e Përgjithshme e partisë së krimit.
Apo sot, kur e kanë atë mbledhje.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Faktori kryesor i inflacionit në vend janë narko-eurot, ne do e bllokojmë hyrjen e tyre

Elton Ruçi: Ju keni kërkuar rritje të pagave 50% për pagat e ulëta dhe 30% …