Berisha: Protesta e qëndrueshme dhe e vazhdueshme, rruga e vetme e përmbysjes së regjimit!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, u shpreh se, protestat e qëndrueshme dhe të vazhdueshme të opozitës, janë rruga e vetme e përmbysjes së regjimit të Ramës.

Muharrem Kurti: Përshëndetje Doktor Berisha, e para duhet t’u bëni thirrje strukturave vendore për organizimin e protestës. Së dyti, duhet të rrethojmë kryeministrinë dhe protesta të mos jetë dyorëshe.

Sali Berisha: Shumë faleminderit Muharrem për sugjerimet shumë të drejta. Mendoj se strukturat e PD, sot më shumë se kurrë, duhet t’i përgjigjen misionit të tyre, pasi ky mision është shpëtimtar për Shqipërinë dhe opozita është shpresa e vetme për këtë vend.

Së dyti, jam plotësisht dakord me ju se protesta e qëndrueshme dhe e vazhdueshme është rruga e vetme e përmbysjes së regjimit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec dhe sulmon protestuesit, në vend që të japë llogari

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj monologut të së dielës të …