Deputeti i PD, Belind Këlliçi Këlliçi shkruan se, largimi i Ramës është emergjencë dhe fton shqiptarët të bashkohen nesër në ora 18:00 në protestën e thirrur nga opozita t’i tregojmë vendit dhe botës se duam integrimin, jo korrupsionin.
“Mund të ndryshosh lokacionin ku mban Asamblenë, po pallavrat, mashtrimet e propaganda e lodhur ngelen po të njëjta.
Fakt është se integrimi i Shqipërisë ka marrë goditjen më të madhe ndonjëherë pasi Edi Rama zgjodhi të mbrojë korrupsionin dhe veten e tij në Kuvend, duke zmbrapsur drejtësinë.
Fakt është se Edi Rama është i vetmi kryeministër që ka vetëm mashtrime lidhur me rritjen e çmimit të naftës, asnjë masë konkrete deri më tani.
Fakt është se tabelat e shifrat elektorale, fshehin masakrën elektorale, e pranuar kjo nga OSBE-ODIHR, nga EPP dhe nga qëndrimet e Parlamentit Europian.
Ai mund të tallet deri në nivelin që thotë se do prodhojë zjarrfikëse, kur nuk është në gjendje të shuajë një zjarr në verë, por fakt është se emergjenca më e madhe civile për vendin është largimi i tij nga zyra.
Mblidhemi bashkë nesër, e dielë, në orën 18:00, i tregojmë vendit dhe botës se duam integrimin, jo korrupsionin”, shkruan Këlliçi.
Gazeta RD