Si po mbrohet nga policia koordinatori i krimit të Ramës

Shyqyri Myrtollari: Përshëndetje, a keni ndonjë informacion pse nuk ka asnjë lëvizje për  dosjen Agasi. Duket qartë se pas kësaj qëndron Rama.

Sali Berisha: Jo vetëm nuk ka lëvizje, por Agasi lëviz lirshëm Tiranë, Durrës dhe kudo, madje siç thashë, një ditë e panë tek ngjitej për në Surrel.

Agasi është Rama dhe i paprekshëm. Lëvizja në dosjen Agasi është lëvizja në dosjen Rama.

Ju duhet ta dini se edhe Agasi dhe Mirlinda kanë qenë Rama dhe Linda. Dhe krimi monstruoz i AKSHI-t ka në bosht, grabitjen e qindra milionë eurove nga kunati i Linda Ramës, Armand Frangu, i cili ka fituar me qindra tendera me procedurë sekrete në kundërshtimet më flagrante me ligjet.

Për të cilin janë marrë peng biznesmenët që të mos guxonin të paraqesin oferta. Dhe këto që po ju them unë i kam lexuar një për një, në një kohë kur isha në arrest shtëpie, i kam lexuar në miting para qytetareve, siç më erdhën nga prokuroria direkt.

Dëshmia sepse sipas Gerond Meçes, kompania ABS që ishte në emrin e Gerondit, faktikisht ishte në emrin e Armand Frangut dhe se tenderat i përcaktohet Linda Basha se kush do të fitonte. Prandaj dhe aty nuk lëviz dot se, ky më vendimin që mori dhe me paralajmërimet dhe sulmet që i ka bërë Skapit, i ka treguar se, ai nuk e njeh si institucion më.

Të gjitha këto janë një kushtrim, apel për qytetarët. Është në detyrimin tonë, në vullnetin tonë të qëndrojmë dhe ti japim duart këtij regjimi.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Regjimi-kartel droge/ Ja pse drejtori trafikant i burgut nuk u arrestua nga policia

Mjafton kjo foto e drejtorit trafikant droge të burgut të Rrogozhinës për të kuptuar se …